Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar popullin e Bullgarisë me rastin e Ditës së Çlirimit të shtetit bullgar.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se me Bullgarinë Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera dhe janë shembull frymëzues, përcjell Arbresh.info.
“Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë janë shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve. Bullgaria, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, në vazhdimësi ka ofruar përkrahje dhe mbështetje të pakursyer për Kosovën në proceset integruese”, ka shkruar Haradianj.
“Sot, në Prishtinë, festuam Ditën e Çlirimit të Bullgarisë. Me këtë rast, Ambasadorit z. Hristo Gudjev, i shpreha urimet më të përzemërta për këtë ditë me rëndësi për popullin bullgar, me shpresë se shumë shpejt edhe Kosova do t’i bashkëngjitet Bullgarisë si anëtare e NATO-s dhe BE-së”, tha kreu i AAK-së./Arbresh.info
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin