Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj tha se vlerëson se përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë sonë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm.
“Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë sonë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm”.
“Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Të jemi më aktiv në kërkim dhe promovim të barazisë gjinore dhe kërkues të pandalshëm në eliminimin e çdo forme të diskriminimit apo pabarazie ndaj grave, si në punësim, ashtu edhe në përfaqësim. Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim”, ka shkruar Haradinaj.
Çdo vit më 8 Mars, shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kjo ditë përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.
Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Grave u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork. 8 Marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Grave 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Grave”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...