Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar 111 vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare (FARSH),
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj këtë përvjetor kujtoi kontributin e atdhetarëve për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare, shkruan Arbresh.info.
“Në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë atdhetarët e asaj kohe, të cilët me guxim dhe dashuri për atdheun kontribuuan në krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare.”, shkroi ai.
Ndër të tjera ai tha se sot Forcat e Armatosura Shqiptare vazhdojnë të nderojnë me krenati trashëgiminë e tyre të lavdishme si pjesë e NATOS-s.
“Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare me krenari vazhdojmë të nderojnë trashëgiminë e tyre të lavdishme, të cilët si pjesë e NATO-s shkëlqejnë në misione të ndryshme për të mbrojtur paqen dhe sigurinë në botë.”, shkroi mes të tjerash kreu opozitar./Arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës