Google ADS

Haradinaj uron 11 vjetorin e Pavarësisë, kujton njohjen reciproke me Serbinë

11:17 | 17 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ka uruar qytetarët me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së vend.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët kanë thënë kontribut të madh të Ballkan e në Evropë, shkruan arbresh.info.

“I urojmë njëri-tjetrit se e kaluara jona na e konfirmon se me breza e breza kemi pas të drejtë për liri, kemi pas të drejtë edhe me 17 shkurt te 2008. Shqiptarët në Ballkan janë popull që kanë kontribuar për Ballkanin, e kontinentit e sot janë kontribuues të paqe e stabilitetit”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se synojnë njohje reciproke me Serbinë me kufijtë aktual

“Do të punojmë për marrëdhënie të mira me fqinj, jemi të interesuar për një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke me kufijtë aktual”, ka shtuar ai.

Ndryshe seanca solemne e sotme e Kuvendit të Kosovës po mbahet për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së vendit./Arbresh.info/

Lexo edhe: Seanca e Kuvendin fillon me himnin e Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme