Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka organizuar sot pritje në Prishtinë për nder të festës së 28 Nëntorit.
Aty ai përmendi edhe tragjedinë që ka goditur Shqipërinë për shkak të tërmetit që la të paktën 20 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.
Ndërsa kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj në një fjalë rasti tha se pavarësia e Kosovës e ka qetësuar përfundimisht Ballkanin.
“Uroj që flamuri kuq e zi të mbahet lart e pastër dhe të prijë në mbrojte të lirisë. Të valojë përjetësisht i lirë ky flamur”, tha Haradinaj.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidat për kryeministër të Kosovës, tha se 28 Nëntori është festë e trefishtë, ku shënohet Dita e Flamurit Shqiptar, datëlindja e komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe dalja e parë në skenë e UÇK-së.
“Një festë e cila është thelbi i identitetit kombëtar shqiptar që na bënë të tillë çfarë jemi dhe na i mban gjallë ëndrrat dhe dëshirat tona e të cilët janë edhe ideali i dëshmorëve dhe martirëve të kombit por njëkohësisht edhe dëshirat e rinisë dhe fëmijëve tanë. Flamuri kuq e zi, me shkabën e zeze dy krenare në mes ka qenë përgjatë historisë flamur i rezistencës”, tha Kurti.
“Teksa kremtojmë sot, nuk kemi se si të mos i shprehim ngushëllime njëri-tjetrit për ata të cilët fatkeqësisht vdiqën mbrëmë e sot në gërmadhat e një tërmeti që e tronditi gjithë kombin e jo vetëm të Durrësit”, shtoi Kurti. /arbresh.info//
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/748269968975507/
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...