Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është ai i cili e ka ndalur përfundimisht ndarjen e Kosovës, gjatë kohës sa ishte Kryeministër.
Haradinaj ka thënë se ndarjen më askush s’mund ta kthejë në tavolinë.
“Pengimin e ndarjes së Kosovës e kam kry unë në kohën tim. Nuk është më në tavolinë, s’mund ta rikthejë askush”.
Haradinaj te “Çim Peka Live”, ka folur edhe për Kurtin dhe raportet e tyre jo aq të mira.
I pari i AAK-së ka theksuar se Kurti nuk e kërkoi asnjëherë ndihmën e tij, por përkundrazi, tha se i është qasur në mënyrë ofenduese.
“Kurti nuk e ka kërku ndihmën time. Përkundrazi, ka pasur qasje ofenduese ndaj meje. Ka marrë një vendim, pastaj më ka thirrë dhe më ka njoftu. Pas zgjedhjeve pata deklaru që jam i gatshëm me përkrah qeverinë e re në temat e interesit nacional. Kurti është vetëkënaq”, ka deklaruar Haradinaj.
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...