Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës, së cilës i takon edhe partia e tij, duhet të tregohet e kujdesshme me zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Washington më 4 shtator.
“Sikur të kishim qenë të një gjuhe ne dhe LDK, teksti i marrëveshjes do të dukej shumë më ndryshe. Alarmin që e kam dhënë unë – kjo tregon se kush e ka marrë iniciativën që të dëgjohet dhe të takoheshim [me Isa Mustafën] dhe kush e ka përcjell dinamikën, kjo tregon se kush ka qenë i shqetësuar”.
“E kam parë edhe Isa Mustafën shumë të shqetësuar për aspekte të caktuara. Këtë punë e kemi bërë më shumë vështirësi që ta shpëtojmë veten si Kosovë pa gabime që mund të na kushtonin. Ujmani nuk është shpëtuar, ende jemi në situatë të ndejshme”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.
“Qeveria Hoti duhet ta kuptoj se një studim fizibiliteti që prek Kushtetutën, Hoti dhe të gjithë ne mbahemi përgjegjës. Nëse duam t’i ikim fajësisë duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin”.
Haradinaj ka thënë se më 4 shtator ministrat e AAK-së i kanë pasur të gatshme dorëheqjet nga Qeveria nëse marrëveshja do të nënshkruhej sipas draftit të parë.
“Dorëheqjen nga Qeveria i kemi pasë të gatshme. Jo për të bërë drama atje siç ka pasë qejf ndonjë gazetar, jo për t’u treguar të vështirë për të shpëtuar më shumë nga ajo që ka sakrifikuar një popull. Serbia e ka heq pikën 10 që ka qenë njohja reciproke. Kosova çfarë hoqi nga dokumenti?”.
“Do të ishte e jashtëzakonshme nëse fizibiliteti nuk prek në Kushtetutë, sovranitet dhe tërësinë territoriale. Mundësitë janë mos të prekë”.
“Mendoj se kemi mundur të shkojmë një hap më tutje më mirë se kjo marrëveshje. Kemi kaluar në një të arritur se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që Departamenti i Energjisë së Amerikës ta bëjë fizibilitet, por ndoshta ne kemi mundur ta përjashtojnë nga fizibiliteti energjinë, për dallim nga ujërat. Po të mbeteshin vetëm ujërat do të ishte një element mangët. Me pak punë do të mund të arrihej edhe kjo”.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...