Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se i ka ofruar ndihmë Shqipërisë pas përmbytjeve nga reshjet e shiut.
Ai ka thënë se ka udhëzuar Ministrinë e Forcës së Sigurisë që të ndërmarrë masat e nevojshme për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar.
Postimi i plotë:
“I ofrova Republikës së Shqipërisë ndihmën e gjithanshme të institucioneve të Kosovës pas përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Shqipërinë.
E udhëzova Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar dhe banorëve të zonave të përmbytura”
RH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA