Ramush Haradinaj shkruan se vendimi i tij për t’ia kthyer sovranit vendimmarjen ishte vendim i drejtë.
Ai shkruan se Kosovën e presin shumë sfida dhe se pret konstituim sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.
Ja statusi i tij në FB:
Vendimi im për t’ia kthyer sovranit vendimmarrjen, pikërisht në kohë udhëkryqi për Kosovën, sot u vërtetua që ishte veprim i drejtë.
Fillimisht dua t’i falënderoj strukturat e Aleancës, aktivistët e mbështetësit e në veçanti secilin votues, që besuan dhe e votuan koalicionin AAK-PSD, duke u shprehë mirënjohjen time të thellë për punën e palodhshme dhe besimin e palëkundur që na e falën.
Po sot, dëshiroj të falënderoj institucionet shtetërore që kishin barrën e organizimit të zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre, për përgjegjësinë e lartë të treguar në detyrë, përgjatë gjithë këtij procesi që ende po vazhdon.
Gara e drejt dhe e qetë, e ngriti Kosovën dhe qytetarët e saj në një standard të ri të pjekurisë politike dhe demokratike, duke shërbyer si model shembull në rajon. Për këtë meritore janë të gjitha partitë politike, pa dallim.
Uroj që me të njejtin nivel maturie, të mbyllet edhe ky cikël elektoral, duke i hapë rrugë pa vonesa, konstituimit të Kuvendit, dhe institucioneve të reja demokratike në vend.
Kosova sot nuk dallon nga vendet me demokraci të avancuar, duke dëshmuar se jemi po aq europian sa secili vend tjetër në Europë, dhe kërkesat tona për integrim dhe respektim të shtetit e sovranitetit tonë, janë të drejta të pamohueshme, ashtu siç është e paprekshme, Kosova e 17 shkurtit.
Kosovë, na presin sfida!
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën