Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një video-mesazhi në Facebook u është drejtuar qytetarëve, ku ka kërkuar besimin e popullit dhe është zotuar se do të punojë vetëm në interesin e vendit dhe popullit të Kosovës.
Haradinaj ka thënë që megjithatë mbetet tek qytetarët vendimi se për kë do të vendosin se kush do të udhëheqë.
Adresimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës, vëllezër dhe motra, në këto zgjedhje do të ndodhë rikonfigurim i skenës politike në Kosovë. Që nga paslufta, që nga pavarësia, në Kosovë në etapa të ndryshme, kanë udhëhequr PDK dhe LDK, me të arriturat, por edhe me gabimet e tyre. Tani ju do të vendosni se kush do të udhëheqë në Kosovë. Ashtu siç Qeveria që i ka përgjegjësitë e veta me rëndësi, edhe presidenti i vendit ka përgjegjësi mjaft të rëndësishme. Duke e pasur një president të qëndrueshëm, i cili përballet edhe me vendin fqinj tonë Serbinë, që ka qasje armike ndaj nesh, atëherë, ne jemi më të sigurtë.
Asnjëherë nuk kam shërbyer dhe nuk kam vendosur kundër interesit të vendit tim, pra çdo herë në jetën time kam qenë me interesin e Kosovës, me interesin e popullit të Kosovës. Kërkoj besimin tuaj, kërkoj votën tuaj që të udhëheq vendin, që të jemi presidenti juaj, presidenti i Republikës sonë. Zoti e bekoftë Kosovën!
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...