Google ADS

Haradinaj: U detyrova të shkoj në koalicion me PDK-në (VIDEO)

11:44 | 19 Maj 2017
Arbresh.info

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se shkuarja në koalicion e partisë opozitare, AKR-së me partinë që deri dje ishte në pushtet LDK-në, minimizoi gjasat që të vinin ndryshime nga opozita në vend.

Kësisoj, siç tha Haradinaj, ai erdhi në një moment që e kishte kuptuar se dikush nga partitë që ishin në pushtet, qoftë PDK-ja qoftë LDK-ja do të formonin sërish Qeverinë e ardhshme, shkruan arbresh.info.

“Logjika jonë dhe dëshira ime dhe qëllimi im ka qenë me lanë qytetarin me gjyku lirshëm se kush është meritor për gjendjen e keqe. Dikush nga opozita i dha përkrahje një kandi të ish-partive në pushtet dhe jo pse ashtu ndodhi por se sikur ai opozitar të ishte bashkuar me ne në opozitë, gjasat e ndryshimit ishin reale.  Nga fakti që u minimizuan gjasat e ndryshimit që dikush nga opozita të krijonte qeveri, opsionet atëherë ishin të pakta dhe erdhi ai moment që vendin do ta udhëhiqte dikush nga ata që ishin dje në pushtet”, tha Haradinaj.

I pyetur se pse ka lidhur koalicion me PDK-në kur dihet se kjo parti e rrëzon koalicionin me të cilin formon qeverinë, Haradinaj tha se nuk e ka problem këtë.

“Unë ashtu jam, rrxohna e qohna”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1420407391357682/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme