Haradinaj: Trepça do të aktivizohet

12:48 | 14 Maj 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se Trepça do të aktivizohet, kjo pasi bordi i ri i Trepçës e ka finalizuar statutin dhe se tani do të vazhdohet me etapa të tjera të krijimit të strukturave menaxheriale.

“Kemi lajm të mirë të aktivizimit të Trepçës. Bordi i Trepçës ka përgatitur statutin e Trepçës së shpejti do të pranojmë etapat tjera, pra të krijimit të krejt strukturave menaxheriale dhe të planit të punës për Trepçën”, tha Haradinaj.

Kurse, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ditë më parë ka thënë se brenda dy jave, do ta procedojnë statutin e Trepçës në mbledhje të Qeverisë dhe më pastaj, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, bordi sipas tij, do të punojë me intenzitet të shtuar deri sa të kemi funksionalizim të plotë të kësaj ndërmarrje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme