Haradinaj tregon tri arsyet pse po vonohet formimi i institucioneve

12:15 | 23 Gusht 2017
M. A.

I nominuari i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga opinioni që të kenë mirëkuptim për vonesa që po bëhen për formimin e qeverisë ku sipas Haradinaj këto vonesa kanë të bëjnë me ‘gjetjen e një formule për institucione stabile’.

Ai përmes një statusi në “Facebook” ka përmendur tri arsyet se përse po vonohet formimi i qeverisë.

Ky është postimi i plotë i z.Haradinaj:

“E para zgjedhjet e kanë prodhu rezultatin që e dini të gjithë.

E dyta jemi përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira.

E treta nuk jemi aspak të interesuar që ta bëjmë një qeveri sa për ta bërë.

Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë.

Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës që na i ka percaktu kushtetuta dhe gjykata kushtetuese dhe ta zhbllokojmë vendin.

Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve”(sic)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme