Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj, tregoi se është ndjerë në siklet gjatë ditës së sotshme në momentin kur është pyetur nga gazetarët lidhur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
Në prani të Kryeministrit Malazez, Dushko Markoviq, Haradinaj ishte pyetur nga gazetarët se nëse Çakorri është brenda Malit të Zi, apo Kosovës, shkruan arbresh.info
E këtë përgjigje Haradinaj preferoi ta jepte pasditen e së mërkurës, gjatë konferencës me Përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.
E Haradinaj tha se kësaj pyetje nuk i’u përgjigj për shkak pranisë së Homologut të tij malazez, Dushko Markoviq.
Sepse sipas Haradinajt, kjo do ta vendoste në pozitë të sikletshme edhe kryeministrin malazez.
“Nëse bën një përgjigje, se sot më pyetshin gazetarët se a është Çakorri në Kosovë apo është në Mal të Zi? Por në fakt nuk ekziston ashtu përgjigja, sepse kufiri është në Çakorr, i bjen që një pjesë është andej e një pjesë këndej. Edhe kufiri është në Kullë, që i bjen një pjesë në Mal të Zi e një pjesë në Kosovë. Sepse këta më pyetshin në mëngjes e më zurën në pozitë të keqe, por më vijke keq me i bë këto elaborime në prani të kryeministrit Markoviç, sepse ju qitsha edhe juve pak si të painformuar”, u shpreh Haradinaj./Arbresh.info
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...