Google ADS

Haradinaj tregon se çka ka biseduar me LAA’në dhe Vetëvendosjen

21:38 | 10 Korrik 2017
M. A.

Mandatari i koalicionit PAN për kryetar të Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj thotë se ka filluar konsultat me deputetë të zgjedhur të partive politike dhe zyrtarë të tjerë për formimin e institucioneve të reja.

“Kam pasur takime me LAA’në në këtë rast unë po e quaj me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe partnerët, kam pasur kontakte dhe komunikim edhe me Vetëvendosjen, pra me deputetë të zgjedhur, me njerëz të tyre dhe njëkohëssht kam pasur takime e konsulta me komunitetet në këtë rast serbët e Kosovës, ata në Listën Serbe dhe njëkohësisht edhe komunitetet jo serbe”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Por a janë komunitetet jo shumicë të gatshme për t’i dhënë votën qeverisë së koalicionit PAN?

“Po, po. E kanë një qëndrim parimor që partisë shqiptare që fiton ia japin votën por kanë kërkesat e tyre. Nesër i kam takimet finalizuese kur edhe do të konfirmohet marrëveshja me ta”, tha Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme