Kryeministri në detyrë po merr pjesë në debatin “Fol Hapur”. Haradinaj është pyetur për vendimin e parë që do të marr nëse rizgjedhet kryeministër.
Ai në fillim të debatit është pyetur për vendimet e para që do t’i marrë Qeveria e re, nëse udhëhiqet nga ai.
Ai ka thënë se vendimet e para kryesisht do të jenë lidhur me ekonominë.
Ai ka thënë se një prej këtyre vendimeve do të jetë ai për TVSH-në, që të mos paguhet në doganë, por drejtpërdrejt nga qytetari, në mënyrë që të mos mbahet paraja peng nga bizneset.
“Zbatimi i Ligjit për TVSH-në, që mos me u pagu në kufi, në dogana. Do të jenë kryesisht vendime qeverisëse që kanë lidhje me ekonominë. Është një listë e gjatë që e vendimeve për qeverisjen e re, që do të kenë lidhje me Qeverinë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka treguar se kur e ka marrë Qeverinë në mandatin e parë nuk prodhohej as rrymë.
“Kur kom marrë unë qeverinë, nuk është prodhur rrymë, besoni ose jo. Pra nuk është mih qymyr dhe ne kemi importu qymyr nga fqinjtë”, ka thënë ai.
Haradinaj pati marrë vendim që KEK-u të prodhojë rrymë më shumë dhe të mos ketë reduktime./arbresh.info/
Të hënën mbahet seancë plenare
Protesta e opozitës para bashkisë, qëllojnë me sapun objekti...
Çfarë përmban zarfi i zi? Këtë e diskutojnë Gresa dhe Vullne...
Vullneti dhe Gresa i komentojnë veprimet e Gjestit
BE zgjati mandatin e misionit të trajnimit ushtarak në Ukrai...
Parashikimi i motit për vikend në Kosovë