Demarkacioni me Malin e Zi është njëra ndër çështjet që krijoi kundërthëniet më të mëdha ne legjislacionin e kaluar mes pozitës e opozitës; mes Aleancës e Partisë Demokratike, që tani synojnë që së bashku ta formojnë qeverinë.
Ramush Haradinaj, në emisionin Komiteti, ka thënë se me krijimin e qeverisë, që beson se do ta formojë pas marrjes së mandatit nga Presidenti, çështja e parë me të cilën do të merret, do të jetë demarkimi me Malin e Zi.
PDK beson se forma e demarkacionit që u provua të ratifikohej ka qenë korrekte, ndërsa Haradinaj edhe më tej këmbëngul se kjo marrëveshje duhet korrigjuar.
Por me të formuar qeverinë, Haradinaj thotë se pikërisht shënimi i kufirit me shtetin malazez do të jetë çështja e parë të cilën do ta zgjidh. Përveç korrigjimit, ai e konsideron edhe dërgimin e kësaj marrëveshje në arbitrazh, si mënyrë tjetër me të cilën do ta zgjidh çështjen e demarkacionit.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë