Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar se cfarë do të bisedohet në takimin Kosovë-Serbi në Uashington më 4 shtator. Ai thotë se sot janë takuar të gjithë liderët e koalicionit dhe është biseduar në përpikëri për atë se çfarë e pret delegacionin e Kosovës.
“Parimi i paprekshmërisë territoriale. Parimi i kushtetutshmërisë dhe Zajednica nuk do të diskutohen në Uashington fare. Ndërsa që njohja të arrihet është pak e vështirë të besohet. Por do të ketë një avancim politik. Shtëpia e Bardhë do të kërkojë nga BE një avancim më të madh në dialog. BE është frikësuar që mos Shtëpia e Bardhë do të shtyjë përpara një marrëveshje përfundimtare por kjo nuk do të arrihet”, ka thënë ai.
“Do të ketë një avancim të madh në marrëdhëniet reciproke. Do të diskutohen kryesisht tema ekonomike”, shtoi Haradinaj./Express/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...