Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka treguar se çfarë do të bëjë me Demarkacionin me Malin e Zi.
Ramush Haradinaj ka shpjeguar se si do të zgjidhet çështja e Demarkacionit me Malin e Zi nëse ai do të bëhet Kryeministër i vendit.
“Është vendimi i gabuar politik që e ka pru gjendjen këtu”, tha Haradinaj në emisionin ‘Argument Plus’ në rtv21.
E gjithë kjo çështje thotë se do të zgjas shkurt, pasi ekspertët e një komisioni të ri që do të krijohet do t’i gjejnë gabimet që janë bërë tani.
“Për mu dhe për Qeverinë e ardhshme ka zgjidhje. Një komision i ri do ta gjejë versionin e drejtë ku kufiri është në qafë të Çakorit dhe në Kullë. Do t’i drejtohem palës malazeze që nuk është një armik, është një shtet mik i yni”, tha Haradinaj.
Haradinaj thotë se ndërkombëtarët gjithmonë kanë kërkuar përfundimin e procesit të demarkacionit me Malin e Zi dhe se nuk e kanë përcaktuar vijën kufitare të Kosovës.
“Unë kam pas biseda me bashkësinë ndërkombëtare, me amerikanë, me europianë…ata nuk insistojnë ku duhet të jetë vija e kufirit por kanë insistu me u përmbyll një marrëveshje e dakordume. Nëse ne e gjejmë se marrëveshja ishte gabim ata nuk janë kundër që me u riparu”, theksoi ai.
Koalicioni i madh mes PDK’së, AAK’së dhe Nismës është arritur pak minuta para se të përfundojë afati zyrtar i KQZ’së për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.
Përveç koalicionit me AAK’në dhe Nismën, PDK’ja ka arritur marrëveshje edhe me shtatë parti të tjera të vogla.
Zgjedhjet do të mbahen me 11 qershor.
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur