Në vazhdën e sotme të seancën ku po dëshmon Haradinaj para trupit gjykues ai ka folur për pjesën se a e ka kontaktuar atë dikush nga Zyra e Prokurorit të Specializuar pas konferencës së dytë për media.
Haradinaj ka bërë të qartë se nuk është kontaktuar nga asnjë person i ZPS-së pas konferencës së dytë për media, raporton arbresh.info
Avokati: Përpara pushimit po thoshit se në konferencën për shtyp i këshilluat gazetarët që të mos i publikojnë emrat e dëshmitarëve, pse e bëtë këtë?
Haradinaj: Sepse e dëgjuam shpesh, nga avokat, shoqëria civile, njerëz të ndryshëm, jurista, dëgjonim që nuk është kurrfarë thyerje e ligjit nëse nuk përmendin emra, krijuam bindje që nuk po e thejm ligjin, kështu i njoftuam edhe ata.
Avokat: Pas konferencës së dytë për shtyp ku shkuat?
Haradinaj: Kem mbërri në zyrën poshtë, në zyrën kryesore të Kryetarit, korridori ishte plot me gazetarë dhe aty kam qëndruar.
Avokati:A ju kujtohet sa keni qëndruar në zyre?
Haradinaj: Kam qëndruar deri dikur, masnej është dashtë me dal se edhe shoqen e kam pas sëmur është dashtë me shku në spital dmth skam ndejt deri në ora 4.
Avokati: Gjatë kësaj kohe a ju kontaktoi ndokush nga ZPS?
Haradinaj: Po e përsërisë kurrë në asnjë kohë.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj është konfirmuar më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë zbuluar pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike. Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./ArditëShkodra/arbresh.info/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...