Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK), Nasim Haradinaj, ka folur për aderimin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai tha se PDK-ja dhe kryetari i saj, Kadri Veseli u sulmuan nga të gjithë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe kjo ishte arsyeja pse ai vendosi të bëhet “argat i Kadrisë dhe PDK-së”.
Haradinaj tha se me Veselin ka edhe lidhje familjare.
“Unë kam thënë se do t’ia bëj një argat Kadrisë në kuptimin e partisë, por edhe në kuptimin familjar me lidhjet e vjetra që i kemi, ish-të burgosur të 1981-ës. Lidhjet që i kemi me babë, me familje, ne jemi familjarizuar në kuptimin e vuajtjeve nga UDB-a, por më ka bërë përshtypje ajo që ka dalë në medie. Unë mendoj që ka qenë shkelje nga vetë gazetari i cili e ka thy një kod edhe pse ai nuk ka thënë asgjë që unë nuk kam thënë në atë ndejë”.
Ai tha se PDK-ja është akuzuar për keqpërdorime nga ata me të cilët ishin në bashkëqeverisje, e që është e pakuptimtë për të pasi që faji është i përbashkët.
“Mendimi im ka qenë pasi PDK-ja u sulmua nga të gjitha partitë duke thënë se kanë vija të kuqe dhe asnjë asnjëherë nuk i ra vijë të kuqe Listës Serbe, mua më bëri shumë përshtypje, ani pse e di që Lista Serbe është një kuotë që duhet me hy. Mirëpo nuk është kuotë që patjetër me hy. E dyta, u akuzua PDK-ja për keqpërdorime, por ato keqpërdorime të gjithë këta që i dhanë viza të kuqe kanë bë s’bashku me PDK-në. Të gjithë ishin në bashkëqeverisje me ta”.
“Mua mu kujtua koha e 1981-es edhe familja Veseli dhe ne Haradinaj kur ishim linçuar nga ai regjim dhe mua mu duk se edhe ky linçim i padrejtë ndaj PDK-së sepse mosgatishmëria e partisë tjetër me marrë përgjegjësinë për gabimet, për vjedhjet, për uzurpimet që i kanë bë s’bashku, unë nuk mendoj që mjafton që njëri të del i pastër e tjetri fajtor nëse të dy bashkë kanë bërë faj”, tha ai për Ekonomia Online.
Haradinaj tregon për lëvizjet e tij në politikë dhe kalimet nga një parti në tjetrën.
“Jo, s’kemi pasë takim me Kadri Veselin. Unë kam thënë ‘du me ia bë një argat PDK-së’, nuk është dëm i madh me ia bë një argat dhe po ia bëjë asaj që është një promotor si pozitë, si opozitë, është promotor i të gjitha proceseve dhe ne deshëm apo s’deshëm mirë është me mujt jo duke fyer kur t’i ke qenë në bashkëqeverisje. Kur Ramushi ka qenë në Qeveri me Ibrahim Rugovën që unë e kam kushëri, unë kam qenë me PDK-në duke i ndihmuar. Kur PDK-ja ka qenë në qeveri unë jam kthyer dhe jam bë me Ramushin me opozitë”.
Ai ndihet i zhgënjyer me Qeverinë në dorëheqje ngase thotë se ka pritur më shumë nga krahu i UCK-së.
“Kur AAK-ja dhe PDK-ja janë bë bashkë sepse patëm një President, një Kryeministër, një zv. kryeministër dhe një kryetar të Parlamentit- UÇK dhe kam prit shumë prej tyre, më kanë zhgënjyer totalisht të gjithë dhe tani në kuptimin e kësaj kur këta po pretendojnë që PDK-ja do të shkojnë në opozitë unë po dëshirojë t’i ndihmojë këtij që shkon në opozitë. Kur s’do të kemi qeveri stabile nëse s’kemi opozitë të fortë sepse qeveritarët kur nuk kanë opozitë të fortë luajnë si maca me miun”, tha ai për EO.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet