Ka filluar procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
Në këtë seancë ka filluar po bëhet dëgjimi i dëshmisë së Haradinajt para trupit gjykues, e ku po merret në pyetje nga avokati mbrojtës, raporton arbresh.info/
Avokati: Kur shkove në Suedi herën ë parë shkove me fmailje
Haradinaj: Vetëm pas 3 muje, se i kom lan vetëm, i kom pas 3 fëmije, edhe shoqja ne mënyrë klandestine mu ka bashku në Suedi, kuptohet me ndihmën e shokëve.
Avokati: Gjatë kësaj kohe a ishte i përfshirë me UCK?
Haradinaj: Se kom ndërpre aktivoitetin për vendin tem, as mrena burgut as jashtë burgut. UCK u formu fal njerëzve që kanë kontribu para meje, patjetër që kam qenë aktivist.
Avokati: Pas një kohe u ktheve në Kosovë, a mund të na tregosh kur u ktheve ne Kosovë?
Haradinaj: Për të parën herë jam kthyer më 21 janr 1998, pastaj kthehem në Australi, më 24 mars morra vesh që është sulmuar fshati im, gjerësisht më 1 prill ose 2 prill 1998 jam kthy në Kosovë dhe kam nejt aty derisa jam plagos.
Avokati: Ku qëndroje sa ishe i plagosur?
Haradinaj: Ndihmën e parë e kam marr në Kosovë, pastaj kom dal ilegalisht ne Suedi ku kam marrë ndihmë, për 3 javë, jam kthy prapë dhe bashkë me shokët kemi formuar Brigadën 138.
Avokati: Qfarë bërë mbas shlirimit?
Haradinaj: Mbas shlirimit mendova që aktiviteti jem u kry, se Kosova u pa që po shkon drejt liris, u hekën serbët nga aty.
Shembulli i punës, isha i angazhuar ne trupat mbrojtës të Kosovës, iu ktheva punës, u ktheva në Kosovë, nostalgjia për mu kthy ishte e madhe, se unë nuk shkova me dëshirë në Suedi si disa, unë e kisha te detyrueshme dhe atje kam pas 5 mijë euro rrogë, që mundet mu vërtetu
Avokati: Pra në Kosovë, ku je njoftuar për herë të parë më Gucatin?
Haradinaj: Vonë në vitin 2005 në një manifestim, krejt dy herë e kom pa, mas zgjedhjes së tij kryetar 17 shtator kur u zgjedh kryetar i Organizatës së Veteranëve.
Avokati: Këtë post e mbani edhe sot a po?
Haradinaj: E mbajm dyt edhe Hysniu edhe unë, e tash e majn tjerët atje, ushtruesit e detyrës.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj është konfirmuar më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë zbuluar pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.
Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./ArditëShkodra/arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...