Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se beson që së shpejti Kosova do shkojë zgjedhje dhe se paria e tij nuk do të hyjë në koalicion me LVV-në.
I pari i AAK-së ka folur rreth mundësisë për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, teksa ka shtuar se ai i ka vënë vijat e kuqe kryeministrit Kurti.
”Besoj që së shpejti do shkojmë në zgjedhje”, tha Haradinaj, për RTV21, teksa shtoi se sjellja e Kurtit nuk është adekuate për qeverisje.
A hyni në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje?
Haradinaj: Jo
Keni pasur ndonjë ofertë?
Haradinaj: Jo
Do t’i pranoni ofertat?
Haradinaj: Jo
Nuk e pranoni të flisni me zotin Kurtin?
Haradinaj: Jo
I keni vënë vijat e kuqe?
Haradinaj: Po
Personalisht Kurtit apo partisë?
Haradinaj: Në procese parazgjedhore ekziston mundësia e partneriteteve mes partive, por jo për një Qeveri Kurti, Aleanca s’do jetë asnjëherë pjesë e saj.
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...