Udhëheqësi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka zbuluar fjalët që ia ka thanë Rexhep Selimit të VV-së, para nisjes për në Hagë.
“Unë e kam taku Rexhen, kam shku në shtëpi të tij për kafe. I kam thanë se unë kam kalu gjithçka në këtë dynja, mirë, e keq në vjetët e mija. I kam thanë ndoshta në luftë më të pas çu në atë dynja nuk isha nije ma keq”, tha Haradinaj, në Kanal10
Haradinaj po ashtu theksoi se më shumë sende e kanë bashkuar me Rexhën se sa e kanë ndarë, marrë këtu parasysh luftën që e kanë bërë bashkë, por që partitë politike i ndajnë.
Haradinaj ka thënë se deputetëve i është bërë presion për të votuar Gjykatën Speciale, madje vetë Thaçi i kishte thënë atij se e ki personale mos votimin e Gjykatës.
“Më kanë thanë je frikacak që s’po e voton Gjykatën Speciale, i ligë. Je kah vepron kundër Kosovës. Je kah ia jep Kosovën Kinës, Rusisë. Edhe Selimit i kanë thanë kështu. Vet Thaçi më ka thënë ti e ke personale mos votimin e Gjykatës Speciale”, tha Haradinaj.
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve