Google ADS

Haradinaj: Transparenca, kusht i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit

15:32 | 30 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në konferencën për lansimin zyrtar të bazës së të dhënave të Gazetës Zyrtare dhe aplikacionit mobil.

Kryeministri Haradinaj tha se jo vetëm që po lansohet një nisje e re vetëdijësese por edhe një produkt i ri, shkruan arbresh.info.

“Janë afro 8000 dokumente zyrtare tani të alokuara në këtë aplikacion dhe kjo është një dëshmi se në këtë mënyrë, së bashku ne po e rrisim transparencën”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se transparenca është kusht i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit dhe të gjitha shkeljeve ligjore./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme