Qeveria është ndërruar, por Vetëvendosje është akoma në opozitë. Megjithatë, kryeministri Ramush Haradinaj nuk mendon se kjo parti do të bëjë opozitarizëm të njëjtë edhe ndaj tij siç bënte ndaj ish-kryeministrit Isa Mustafa. Ai thotë se Vetëvendosje e di kë e ka përballë dhe se ai nuk do të duronte të sulmohej.
Kuvendi i Kosovës ka qenë në funksion shumë pak prej konstituimit. Interpelanca e thirrur nga Lidhja Demokratike lidhur me disa akuza ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, ishte përballja e parë e Qeverisë me opozitën.
Ramush Haradinaj thotë në Emisionin Komiteti se opozita, atë ditë nuk kishte pse të tregohej e ashpër në Kuvend, ashtu siç jemi mësuar ta shohim sepse nuk kishte arsye, por edhe se me Rikallon ishin njohur më parë, duke përmendur deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Ndërsa, Haradinaj në përgjithësi, gjatë mandatit të tij, nuk pret një opozitë, përkatësisht një Vetëvendosje të dhunshme sikurse mandatin e kaluar.
“Nëse do të më gjuanin me vezë, unë i gjuaj me çka kam”, ka thënë Haradinaj.
Por, kryeministri nuk mendon se Vetëvendosje do ta gjuanin me vezë, ose do të përdornin ndonjë metodë të dhunshme ndaj tij, sepse ata e dinë se kë e kanë përballë tani.
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...