Google ADS

Haradinaj thotë se demarkacioni nuk do të kalojë në Kuvend

21:56 | 21 Nëntor 2017
M. A.

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Kuvendi i Kosovës nuk ka votë për versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj ka deklaruar që do të paraqitet marrëveshja dhe raporti i komisionit të ri, mirëpo votat nuk janë për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe gjasat janë të mëdha që të shkohet në arbitrazh ndërkombëtar.

“Marrëveshja do të rrezohet në parlament. Me këtë i hapet rruga ose arbitrazhit ndërkombëtar ose negocimit të një marrëveshje të re me Malin e Zi. Dëshira ime është që të merremi vesh me Malin e Zi për arbitrazh ndërkombëtar, e përmes kësaj tregojmë që është hapur një proces që do ta përmbyll këtë temë, gjë që do të na mundësojë liberalizimin e vizave” ka Haradinaj.

“Po shihet që nuk ka votë. Partitë që kanë votu kundër Demarkacionit sot kanë më shumë deputetë hiq pa fol për LDK’në e cila po ashtu e ka zor me siguru çdo votë se s’ka mund as kur u kanë në pushtet e le më tash që janë në opozitë. Njëjtë është në PDK, s’e ki çdo votë, në Aleancë nuk votojnë për këtë, Vetëvendosja s’voton, Nisma s’voton. Serbët më së paku abstenojnë. Pra është shumë imagjinare me i bë 2/3 për këtë”, tha Haradinaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme