Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka ngritur akuza për shkelje në procesin e rekrutimeve brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Një një postim në Facebook, ai ka shprehur shqetësimin e tij për atë që e quan “shpërdorim të çdo segmenti të funksionimit” në këtë institucion të rëndësishëm.
Sipas Haradinajt, në FSK po rekrutohen persona që nuk plotësojnë kriteret e nevojshme dhe që kanë lidhje politike me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Me ushtarët dhe oficerët që janë krenaria jonë, po shpërdorohet çdo segment i funksionimit të kësaj force”, ka shkruar Haradinaj.
Ai thekson se, përkundër shpalljes për pozitat e reja, që kërkonin përvojë prej të paktën 15 vjetësh, janë pranuar individë pa këtë përvojë dhe me lidhje politike.
“Shpresoj që përgjegjësit të përgjigjen, nga nr. 44 që sipas shpalljes duhet të kenë përvojë 15 vjeçare. Aty në mënyrë krejtësisht të kundërligjshme rekrutohen militantë të VV-së”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...