Google ADS

Haradinaj thotë se 300 mijë euro për det për veteranët janë shenjë respekti

01:17 | 7 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar si shenjë respekti vendimin e dhënies së 300 mijë eurove për t’i dërguar në det 1500 veteranë të luftës.

Sipas tij, kjo është shumë e vogël dhe se mund ketë përfitues që nuk meritojnë gjë të tillë.

“E di se duket keq vendimi i dhënies së 300 mijë eurove për det për veteranët. Ka ndonjë përfitues që nuk e meriton. Por një pjesë e madhe e tyre përpos traumave kanë edhe probleme shëndetësore. kemi dëgjuar shumë rate të vetëvrasjeve. Janë shumë pak para, më besoni për një respekt moral e emocional në shoqëri, për një paqe”, ka thënë ai./Koha.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme