Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Haradinaj ka dhënë një opsion se si mund të zgjidhjet kjo çështje, duke shtuar se politikanët duhet t’i bashkojnë forcat për tejkalimin e kësaj çështje.
“Kolegët e mi, po iu them sinqerisht, nuk po dua të shitem patriot, por të gjithë që jemi këtu jemi për t`i dhënë drejtim temave për të cilat jemi lodhë me të. Presionin ndërkombëtar po e shihni për demarkacionin. Nuk do të heqim dorë për asnjë metër, por duhet t`i bashkojmë fuqitë për me i dhënë drejtim. Kërkush nuk po thotë me ia jep as Kullën as Qakorrin askujt, por një zgjidhje duhet të gjendet”, ka thënë Haradinaj.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...