Google ADS

Haradinaj thërret në takim kryetarët e partive parlamentare

08:08 | 12 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar në një takim kryetarët e partive parlamentare, ndërsa takimi është ftuar për sot në ora 14:00.

Haradinaj ka thënë se qëndrimi i tij dhe i AAK-së është se taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia.

“Ne kemi para nesh mundësinë e unifikimit të qëndrimeve në dy tema:

Ecjen përpara me Amerikën apo pritjen për Evropën;

Taksën, për të cilën disa kërkojnë suspendim, disa heqje pa kushte, disa reciprocitet para apo pas heqjes.

Qëndrimi im dhe i AAK-së është se taksa duhet të mbahet deri në njohje në kufijtë ekzistues nga Serbia. Për të dalë nga situata që e dobëson pozicionin e Kosovës, nesër në ora 14:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kam ftuar takimin e kryetarëve të partive parlamentare.

Uroj që të mos refuzohet bashkimi e përpjekja për unitet, në këtë moment vendimtar për vendin”, shkruan Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme