Google ADS

Haradinaj: Thaçi,Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë, pa asnjë rezervë

12:05 | 5 Nëntor 2020
A. B.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas aktakuzës së radhës nga Gjykata Speciale për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Haradinaj përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se Thaçi e Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tij, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë, shkruan portali arbresh.info

Ky është postimi i tij:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës. Sot, të gjithë ne si popull, por edhe si liderë politik, duhet të tregojmë unitetin kombëtar, në rrethanat e reja të krijuara.
Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë.
Duke besuar fuqishëm se do të vërtetohet pafajësia e tyre, Republika e Kosovës do të tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë.

RH

Të ngjashme