Haradinaj: Telekomi nuk falimenton edhe nëse i paguan 25 milionë euro z-mobilit

14:57 | 16 Korrik 2019
Arbresh.info

Një ditë pas Z-mobile ka dërguar Telekomin e Kosovës te përmbaruesi është deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk është vendi final

“Informatat që i kam tregojnë se nuk është vendimi final, partneri i deritanishëm e dërgon në përmbarim Valën, është herët që të jepet një përgjigje, unë e respektoj vendimin e menaxhimet të bordit përmes qëndrimit që kanë marrë dhe do t’i përkrahim deri në fund”, ka thënë ai.

I pari i Qeverisë së Kosovës ka shtuar gjithashtu se shlyerja e këtij borxhi nuk do të bankrotoj Telekomin.

“Vala nuk e ka mohuar asnjëherë borxhin por ka kërkuar formë të pagesës aktuale, koha prej tash e deri te një vendim final është dashur që të krijohet mundësi pagesë të borxhit, borxhi është vështir i shmangshëm por kjo nuk ndikon në bankrotimin apo ndërprerjen e aktivitet banesor të Valës”, ka shtuar ai.

Ndryshe Haradinaj këto deklarime i bëri gjatë një vizite në komunën e Suharekës. Ai gjatë takimit me kryetarin e kësaj komune, Bali Muharremaj tha se komuna ka bërë organizim për bashkatdhetarët.

“Është vit i ekonomisë dhe është me rëndësi që ta ruajmë fokusimin te prodhimi dhe kapacitete ekonomike. Ardhja e bashkatdhetarëve është temë këto ditë, Suhareka ka një program simpatik, është lëshuar oborri i komunës, është zgjatur orari i punëtorëve të administratës, do të bëhet lëshimi i certifikatave online, etj”, ka shtuar Haradinaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme