Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të izoluar sa i përket lëvizjes pa viza, e një ndër çështjet që duhet përmbushur Kosova për këtë ,është shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi.
E mëngjesin e sotëm pritet që kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi të raportojë para kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.
Mbledhja fillon në orën 09:00, ndërsa duhet përkujtuar që kryeministri Haradinaj ka thënë se pas njohjes së materialit nuk mbetet shumë punë pos të procedohet në Kuvend.
I kontaktuar nga Indeksonline lidhur me çështjen e demarkimit dhe bllokimit të kosovarëve për liberalizim me viza, deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, është deklaruar se për këtë çështjen nuk duhen përgjigjur ata që e kundërshtuan demarkimin e gabueshëm.
“Për këtë duhet të përgjigjen ata që e bën këtë demarkimin e gabueshëm, e jo ne që e kundërshtuam atë”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij zgjidhja më e mirë për gjithë këtë do të ishte rinegocimi me Malin e Zi.
“Zgjidhja më e mirë do të ishte rinegocimi me Malin e Zi, pasi ne edhe ashtu kemi raporte të mira me këtë shtet. Gjithsesi që ne po mundohemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme teksa po presim edhe të gjeturat e Komisionit, e më pas shohim”, ka shtuar Haradinaj.
Duhet shtuar se çështja e zgjidhjes së demarkimit vazhdon të jetë një ndër porositë e vazhdueshme të secilit përfaqësues të vendeve të huaja, duke mos anashkaluar edhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit./Indeksonline/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”