Haradinaj: Do të ndajmë mjete për të gjithë, fokus kemi edhe pjesën veriore

10:15 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit i është përgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti duke thënë se Qeveria e Kosovës në vazhdimësi do të ndajë mjete për qytetarët e saj e po ashtu edhe për serbët, shkruan arbresh.info.

Sipas tij kjo do të bëhet në të gjitha pjesët e vendit, por me fokus edhe në pjesën veriore.

“Qeveria e Kosovës në vazhdimësi do të ndajë mjete për qytetarët e vendit serbë, në të gjitha pjesët po me fokus në veri”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme