Ramush Haradinaj, në një intervistë me Adi Krastën për Top Channel – të transmetuar sot pasdite – ka përjashtuat çdo mundësi që vendimi i Francës të mos jetë i favorshëm për të. Ai tha po ashtu se këtë herë nuk ka nevojë për pritje shtetërore, sepse mjafton ta presin familja dhe qytetarët.
“Skenari më i keq në rastin tim ka ndodhur. Dëmi është shkaktuar, sepse jam ndaluar pa asnjë arsye e në bazë të fletarresteve pa asnjë fuqi juridike të Serbisë. Më shumë se kaq nuk mund të ndodhë. Unë do t’i kthehem Kosovës shpejt, sepse jam në të drejtën time. Unë kam zbatuar ligjet edhe të vendit tim e edhe ato ndërkombëtare, e skam borxh ndaj Serbisë. Udhëheqësit e shtetit të Kosovës, për fat të keq, nuk e kanë forcuar Kosovën, por më shumë e kanë harxhuar atë. Kur të kthehem nuk dua pritje shtetërore. Kjo është e panevojshme. Mjafton të më presin Anita me fëmije dhe qytetarët e vendit tim”, ka thënë ai.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...