Google ADS

Haradinaj: Të gjithë akuzuesit e sotëm të Serbisë kundër meje, janë shkaktarë të gjenocidit serb në Kosovë

17:19 | 16 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kreu i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se të gjithë të akuzuesit e sotëm të Serbisë kundër tij pa përjashtim, janë shkaktarë ose bashkëmendimtarë të gjenocidit serb në Kosovë.

Postimi i plotë

Të gjithë akuzuesit e sotëm të Serbisë kundër meje, pa përjashtim, janë shkaktarë ose bashkmendimtarë të gjenocidit serb në Kosovë!

Sot paska dalë edhe njëfarë i ashtuquajtur patolog serb (Zoran Stankoviq), për të cilin ka të dhëna të mjaftueshme, se e ka bërë të pamundurën që të falcifikijë dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë. Ai qenka ofruar të kryej edhe disa falcifikime të reja për mua!

Logjika “tu them sa nuk më kanë thëne”, nuk funksionin më dhe tani radhën për tu përballur me drejtësinë e kanë ata që shkaktuan gjenocid në Kosovë, në mesin e të cilëve është edhe ky far patologu i Ojdaniqit.

E verteta nuk fshihet, pavarësisht shkathtësive manipulative të disa politikanëve në Serbi, të cilët duke e mbuluar të djeshmën, sot janë maskuar me petk të ri!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme