Google ADS

Haradinaj: Të betohemi në betimin tonë për liri të përjetshme

11:58 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se sot Kosova mund të kthehet dhe të nderojë e kujtoj me respekt Epopenë e UÇK-së, 20 vite pas.

Këtë deklaratë Haradinaj e bëri gjatë ceremonisë së organizuar nga FSK për nder të Epopesë së UÇK-së, shkruan Arbresh.info.

“Fytyra e ushtarit është e përjetshme dhe na ngjan me fytyrat e heronjve tanë që jetën ia dedikuan atdheut.  Së shpejti do të merrni edhe besimin kushtetues si ushtria e Kosovës dhe si aleate e NATO-s Ushtarë dhe oficerë, sot ne mund të kthehemi të nderojmë e të kujtojmë me respekt Epopenë e UÇK-së dhe të betohemi me betimin tonë për një liri të përjetshme”, ka thënë Haradinaj në këtë ngjarje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme