Google ADS

Haradinaj: Tani që kemi kuvend funksional, shpejt do ta thërrasim seancën për formimin e Qeverisë

17:37 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit parazgjedhor PAN, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se shumë shpejt do ta thërrasin seancën për formimin e Qeverisë.

“Sot është kryer një pjesë e punës, kemi Kuvendin funksional, ndërsa një pjesë tjetër është votimi i Qeverisë. Jemi të gatshëm që për një afat të caktuar kohorë ta zgjedhim këtë çështje, ta thërrasim seancën dhe deputetët e Kuvendit të kenë qeveri”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme