Kryeministri Edi Rama ka marrë një sërë thumbimesh nga homologu në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, pak ditë pasi tha se Kosova po izolohet dhe vetëpërjashtohet nga mini-Shengeni Ballkanik. Haradinaj i është përgjigjur: Kush është Rama që t’i tregojë Kosovës se ç’duhet të bëjë, teksa shton se është kundër idesë së Shengenit. Haradinaj përmend edhe skandalin e Ramës me hartën, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë.
“Kush është kryeministri Rama t’i kallëzojë Kosovës ç’ka do bëhet me Kosovën. Le të tregojë ai si i ka mbajtur zgjedhjet veç me një parti, nëse qenka aq i mençur dhe i di të gjitha punët e Kosovës dhe rajonit. Ai le të tregojë si vetëm me një parti mbajti zgjedhjet në Shqipëri. Shihni zgjedhjet në Kosovë, të gjitha partitë kanë marrë pjesë, askush s’e ka mohu rezultatin zgjedhor”, – shprehet Haradinaj për gazetën Ekspres, thekson lapsi.
Më tej Haradinaj ka theksuar se bisedat për shkëmbim territoresh janë një ide që ka qenë vdekjeprurëse, të cilën është detyruar ta luftojë.
“Hapja e bisedave për territoret ka qenë vdekjeprurëse, ka qenë shkatërruese për mua dhe për qeverinë. Jam detyruar të luftoj kundër asaj ideje”, – theksoi Haradinaj.
Më 10 Nëntor në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën.
Gruaja nga Prizreni raporton në polici për mospërkujdesje mj...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
Këto janë zonat ku sot do të ketë intervenime nga KRU “Prish...