Haradinaj: Taksa ka dy anët e medaljes

13:08 | 28 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se çfarë ka ndodhur në takimin më ekipin e ardhur nga SHBA-ja.

Ai pas daljes nga seanca ku po mbahet në Kuvend, para mediave ka thëne se e di që vënia e taksës ka dy  anët e medaljes.

“Ka qenë një takim i mirë siç e keni parë edhe përmes postimit tim në Facebook, ka qenë një takim i rëndësishëm në të cilin kemi diskutuar për taksen dhe dialogun. Edhe një herë kom përsëritur qëndrimin tim. E di që kjo i ka dy anë një pozitive që mundet të arrihet njohja dhe negative që kjo taks po i shtynë bisedimet. Nuk mendoj se po i prishim raportet me Amerikën sepse është e drejt e jona”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe arbresh.info, gjatë ditës ka raportuar se zyrtarët e lartë amerikanë, drejtori kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, dhe drejtori për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley  të enjten janë takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ekipin negociator për dialog me Serbinë dhe ministrin e punëve të jashtme, Behgjet Pacolli./Arbresh.info/

Lexo edhe: Zyrtarët amerikanë takuan Thaçin, ekipin negociator dhe Pacollin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme