Google ADS

Haradinaj takon Ramën për transformimin e FSK-së

17:15 | 12 Nëntor 2018
arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Ramën dhe zëvëndësministrin për FSK, Burim Ramadani.

“Tranzicioni i FSK-së, sikurse edhe Strategjia e Sigurisë së Kosovës do të kontribuojnë në sigurinë e Kosovës dhe të rajonit. Në takimin me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe zëvëndësministrin për FSK, Burim Ramadani, diskutuam për angazhimin ndër-institucional në forcimin e institucioneve të sigurisë në vend”, ka shkruar Haradinaj në Facebook rreth këtij takimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme