Google ADS

Haradinaj takon përfaqësuesit e Listës Serbe, flasin për zhvillimet në vend

23:47 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot është takuar me drejtues të Listës Serbe, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për aspektet që ndërlidhen me pozitën e komunitetit serb në Kosovë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në këtë takim kanë qenë nënkryetar i kësaj partie, Milan Radojçiq, zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, si dhe kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, dhe të Shtërpcës, Bratislav Nikoliq.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Zhvillova takim me Listën Serbe, në përbërje me nënkryetarin e saj, Milan Radojcic, zëvendëskryeministrin, Dalibor Jevtic, si dhe kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore, Goran Rakic, dhe të Shtërpcës, Bratislav Nikolič.Në takim biseduam për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për aspektet që ndërlidhen me pozitën e komunitetit serb në Kosovë. U pajtuam që të vazhdojmë komunikimin në mënyrë të rregullt, si dhe të forcojmë bashkëpunimin me kryetarët e komunave, në mënyrë që të realizohen objektivat zhvillimore të secilës komunë”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme