Haradinaj takon Metën, flasin për tema të interesit kombëtar

22:34 | 21 Prill 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mbrëmjen e së dielës është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Takimin e ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në facebook, shkruan arbresh.info.

I pari i Qeverisë së Kosovës ka shkruar se takimi ka qenë miqësor ndërsa kanë diskutuar tema  në interes kombëtar.

“Takim miqësor me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Është gjithmonë kënaqësi të diskutojmë bashkë për temat e rëndësishme të interesit kombëtar”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme