Haradinaj takon Maroccon, kërkon përkrahjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

10:25 | 16 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Stabilitetit dhe Sigurisë, Pete Marocco.

Haradinaj dhe Marocco gjatë këtij takimi kanë biseduar rreth hapave që ka ndërmarr Qeveria e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se anëtarësimi i Kosovës në Interpol i shërben luftimit të krimit transancional, dhe se për këtë përkrahja e SHBA-ve është domosdoshme.

Postimi i plotë:

Kosova është e angazhuar për fqinjësi të mirë dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Stabilitetit dhe Sigurisë, Pete Marocco, e informova për veprimet që ka ndërmarrë Qeveria për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm, dhe në këtë aspekt ne qëndrojmë të paluhatur përkrah aleatëve tanë.

Kosova e anëtarësuar në Interpol i shërben luftimit të krimit transnacional. Në këtë drejtim, përkrahja e shteteve mike, veçanërisht ShBA-ve për vendin tonë, është e domosdoshme, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme