Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Bullgari, është takuar me homologun e tij bullgar.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova është me fat që ka mbështetjen e një miku si kryeministri Borissov, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i Haradinajt:
Një takim bilateral tejet i frytshëm me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov.
Bullgaria është model se si e ka ndërtuar rrugën e saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Borissov ka treguar përkushtim të madh për vendet e Ballkanit derisa ka kryesuar me Presidencën Evropiane dhe Kosova është me fat që gjatë kësaj kohe ka qenë e përfshirë në shumë nisma rajonale dhe ka pas mbështetjen e miqve si Kryeministri Borissov.
E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe e ftova që ta shoh vendin tonë si treg të hapur edhe për investitorët bullgar.
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz