Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
Ambasadori Sjaastad e uroi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në udhëheqje të Qeverisë së Kosovës, duke i ofruar bashkëpunim për avancimin e agjendës evropiane dhe zhvillimore të Kosovës.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast shprehu zotimin e Qeverisë për avancimin e raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.
Kryeministri vuri në dukje shpresat që ka nga Bashkimi Evropian për Kosovën, duke u përqendruar në fushën e zhvillimit ekonomik, sundimin e ligjit, në energjetikë dhe në kujdesin shëndetësor.
Ambasadori Per Strand Sjaastad, tha se shteti i Norvegjisë do të mbështesë edhe më tutje Kosovën, në të gjitha aspektet./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...