Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Pas takimit, Haradinaj ka thënë se ka prezantuar qëndrimin e AAK-së në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi.
“Prezantova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka falënderuar Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës.
“Njëkohësisht prezantova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë dhe strategjik”, ka përfunduar i pari i AAK-së./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...