Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke shtuar se ka kërkuar nga ambasadori mbështetjen e tij në rrugën euroatlantike të Kosovës.
“Situata aktuale me theks të veçantë ajo e sigurisë, ishin temat e takimit të sotëm me Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë. Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe gjithashtu për procesin e dialogut me Serbinë, që do të përfundojë me njohje reciproke dhe do të respektojë sovranitetin, integritetin territorial dhe kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...