Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u takua me oficerin e pensionuar të Forcave Ajrore Kanadeze, John Paul Mulhall, i cili shërbeu në Kosovë në vitin 1999.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se takimi me të ishte një mundësi për të reflektuar mbi lidhjet e forta që janë krijuar midis Kosovës dhe Kanadasë gjatë momenteve kritike të historisë sonë.
“Impresionuese të shohim si historia dhe tradita jonë kanë lënë një përshtypje të thellë tek Pauli, sa edhe pas kaq vitesh, ai vazhdon të kontribuojë vullnetarisht për Kosovën. Kjo tregon qartë forcën e vlerave tona kombëtare dhe ndikimin pozitiv që ato kanë te miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha kreu i AAK-së.
“Ne do të vazhdojmë të forcojmë raportet me miqtë dhe aleatët ndërkombëtar, në dobi të fuqizimit të vendit tonë, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe ekonomisë”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur